Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 14:02

Këngëtarja shqiptare kap burrin duke e tradhëtuar

Këngëtarja e njohur shqiptare që ka arritur një sukses të paparë me këngët e saj të fundit, Ava Max, emri i vërtet i të cilës është Amanda Koci në videoklipin e saj të fundit ka trajtuar temën e tradhëtisë.

Në videoklip e ri me titull "Torn", të publikuar pak orë më parë, Ava shfaqet si heroinë që hidhet në aksion.

"Videoklipi Torn ishte ëndërr e kthyer në realitet. Më duhej të udhëtoja si një superheroinë që të konfrontohem me bashkëshortin tim tradhtar. Dua që të gjithë gratë e botës të kuptojnë se ato e kanë fuqinë!”, u shpreh Ava rreth videoklipit.

Videoklipi është drejtuar nga regjisori i Britney Spears dhe Taylor Sëift, Joseph Kahn.