Artisti i njohur Capital T që prej ca kohësh ka lajmëruar për projektin e ëndrrave të tij. Me datë 17 shtator ai do të mbajë një koncert recital ne Tirane për të gjithë fansat e tij. Kjo ëndërr e ka shoqëruar që në fillimet e karrierës së tij dhe Capitali ka punuar shumë për ta bërë realitet.

Së fundmi, artisti ka bërë të ditur që pas një pune të vazhdueshme, ka nisur pushimet. Ai ka zgjedhur si destinacion Malin e Zi dhe ka publikuar në profilin e tij të Instagramit, një foto nga aeroporti i Tivatit.

Capital T ka zgjedhur të bëjë ca ditë pushim para koncertit të madh në Tiranë në mënyrë që të mbledhë të gjitha energjitë e duhura. “Koha për pak pushim para koncertit t’madh në Tiranë”, ka shkruar ai.









