Prej vitesh një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar është Shyhrete Behluli. Këngët e saj dëgjohen në evente nga më të ndryshmet, ku në shumicën e rasteve ka qenë vetë prezente.

Bashkëshorti i saj, Luli, ditën e sotme feston ditëlindjen dhe Shyhrete ka zgjedhur që ta urojë publikisht. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit, një foto të viteve më parë ku shihet e lumtur krah bashkëshortit të saj.

Krahas fotos, ajo e ka uruar Lulin me fjalë të ëmbla të ditëlindjes: “Urime ditelindjen ty dashuria ime, dhe bashkudhetari i jetes sime.
Paq shendet dhe lumturi!”









