Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Gusht 2019, 10:10

Shkurte Gashi blen makinën e re super luksoze

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është shumë aktive në rrjete sociale. Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e pranishme në dasmën e koleges së saj, Lule Mustafa, nga ku postoi foto dhe video të ndryshme në Instagram.

Këngëtarja është shumë e angazhuar me muzikën dhe vazhdimisht merr pjesë në ahengje të ndryshme familjare. Së fundmi, Shkurte ka blerë një makinë super luksoze, të tipit "Mercedes" dhe me ngjyrë të kuqe.

'Lajmi.net' ka arritur të sigurojë disa fotografi të makinës që po ngiste Shkurte Gashi.