Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 23:11

Pak pasi u nda nga Liam, Miley bën një tatuazh domethënës për të

Ndonëse po bëhet kohë që nga lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të njohur të Showbizit, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, ato vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Pasi Liami kërkoi divorcin nga këngëtarja dhe fansat filluan ta akuzonin këtë të fundit për tradhëti, Miley foli për herë të parë publikisht në lidhje me ndarjen. "Mund të pranoj shumë gjëra por refuzoj të pranoj që martesa ime përfundoi për shkak të tradhëtisë."- u shpreh mes të tjerash ajo.

Së fundmi Miley ishte e pranishme te VMAs ku dhuroi një performancë magjike. Të gjithë vunë re që këngëtarja ka shtuar një tatuazh të ri. "Koka ime ndihej e frikësuar por zemra ime ndihej e lirë." - ka shkruar Miley. Vargu në fjalë është shkëputur nga kënga "The thing" nga Pixies dhe duket një fjali përmbledhëse në lidhje me situatën me Liamin.

Miley momentalisht preferon të mos flasë me asnjë dhe po fokusohet te vetja e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on