Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 22:10

Nis pas 3 vitesh 'Big Brother', zbulohet kush do e prezantojë spektaklin

Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se do të riniste pas 3 vitesh spektakli i njohur 'Big Brother Albania'. Burime për ‘Prive.al' treguan se: "Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati".

Ndërkohë u tha se spektakli i njohur mund të niste nga pjesa e dytë e muajit mars dhe do të zgjaste deri në qershor. Së fundmi, në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani e cila ka prezantuar prej vitesh këtë emision.

Arbana ka publikuar një sërë fotosh në Instastory të shkëputura nga edicionet e kaluara të ‘Big Brother’ dhe ka shkruar: “Shpresoj të dija, por në të vërtetë nuk e di. Shpresoj t'ju shoh së shpejti. Natën e mirë.”, ka shkruar Arbana duke lënë të kuptohet që mund të jetë ajo prezantuesja e spektaklit të famshëm.