Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, është goxha aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto nga përditshmëria ose nga projektet e ndryshme.

Morena numëron 944 mijë ndjekës në Instagram por ajo ndjek vetëm një. Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja Taraku publikoi në Instagram një mbishkrim, ku thoshte se ajo zgjedh kafshët para njerëzve dhe këtë e ka vërtetuar më së miri së fundmi. Nëse dikur ajo ndiqte kolegët, familjen apo miqte, tani i ka hequr të gjithë dhe ka mbajtur vetëm një. Këngëtarja prej kohësh na ka prezantuar me qenushin e saj, Boo Moi, të cilin e quan fëmijë të sajin dhe e ka pjesë shumë të rëndësishme për jetën. Ajo madje i ka hapur dhe llogari në Instagram dhe llogaria e tij është e vetmja që ndjek Morena.



Nga ana tjetër, edhe në adresën e qenushit të saj, ajo nuk ndjek askënd tjetër përveç vetes. Ky veprim i bërë nga Morena është vërtetë i cuditshëm. Arsyet dhe reagimet e miqve ende nuk dihen.







