Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 20:08

Do t’ju fiksojë përpara ekranit, Einxhel Shkira zbulon super emisionin e ri

Me fillimin e sezonit të ri televiziv të shumtat kanë qenë lëvizjet dhe ndryshimet në televizionet shqiptare që kanë marrë vëmendjen e mediave. Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, pas një sezoni të gjatë në "E diell" ka zbuluar së fundmi çfarë do të ndodh me të sezonin e ri.

Ajo ka publikuar disa video ku ka treguar se ndodhet në ambientet e Top Channel në mbledhjen spektaklit të njohur që siç duket do të vazhdojë edhe këtë vit. Einxhel ka zbuluar dhe një nga risit e reja që "E diell" do të sjell këtë sezon.

Ajo ka publikuar një lajmërim ku ka treguar rubrikën më të re që do t'i dedikohet modës. Në njoftim shihet se të gjithë ata që pëlqejnë stilimin e flokëve, estetistët dhe makeup artistët mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e garës ku do të marrin pjesë 14 konkurrent dhe fituesi do të përzgjidhet nga një juri profesioniste.