Në prill të këtij viti modelja nga Kosova Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë për herë të parë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Helena. Dyshja është shumë e lidhur me vajzën dhe po e shijojnë së tepërmi të qenurit prindër.

Pas lindjes së vajzës, Diellza arriti t'i rikthente shumë shpejt format e saj trupore të cilat e kanë dalluar gjithnjë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto të realizuar gjatë pushimeve. Modelja shfaqet e veshur me rrobabanje ngjyrë rozë dhe sytë menjëherë shkojnë te linjat perfekte trupore dhe barku i sheshtë. Pranë Diellzës, ndodhet dhe Helena e cila po fle e qetë pranë së ëmës.







