Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 19:07

Djali i tij bën tifo për skuadrën kundërshtare, reagimi i Messit s’duhet humbur

Së fundmi, futbollisti i famshëm në të gjithë botën Messi ka qenë së bashku me djalin e tij Mateo teksa kanë ndjekur ndeshjen e Barcelonës kundër Real Betis.

Ndonëse ai nuk ishte pjesë e lojës, Barcelona fitoi 5 me 2 ndaj skuadrës tjetër dhe vëmendjen e më të madhe gjatë lojës e ka marrë djali i futbollistit. Në një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale Mateo shihet teksa bën tifo për skuadrën kundërshtare dhe në momentin që ata shënojnë gol ai gëzon.

Ai ka brohoritur teksa Real Betis shënoi golin, ndërkohë që Luis Suarez dhe babai i tij duke qeshur i kanë rikujtuar vogëlushit se janë me skuadrën tjetër.