Moderatorja shumë e dashur për publikun, Albana Osmani, së fundmi ka shpërndarë në Instagramin e saj, një foto të shkrepur disa javë më parë, me aktoren e njohur amerikane Eva Longoria.

Fotoja është realizuar në Kanë, në "Festivalin Ndërkombëtar të filmit", ku përveç yjeve botërore, pjesë e evenimentit ishte dhe Albana.

Prezantuesja shqiptare ka takuar aktoren e njohur nga seriali "Shtëpiake të dëshpëruara" dhe së bashku kanë diskutuar dhe rreth projektit "You are a sunflower" ( Ti je një luledielli).

Albana shprehet se Eva është një inspirim për të dhe pret që ta takojë sërish.
“Ishte kënaqësi të takoja aktoren e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” ku luante rolin e Gaby. Sigurisht i kemi ndjekur në çdo seri. Ajo është një inspirim për mua, si për mijëra njerëz të tjerë me fushatat humanitare që është angazhuar dhe që vazhdon pa pushim. Shumë energji e mirë ndërsa u përshëndetem, shpresoj ta takoj përsëri për Lulediellin. Mund të them se ishte shumë e bukur”, ka shkruar ajo krahas fotos.






