Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 18:06

Pak para mbërritjes në MTV ku dhe do merrte çmim, Dua Lipës i ndodh fatkeqësia

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një ndër të nominuarat për një çmim në “Video Music Award” ku nderohen më të mirët në mediumin muzikor.

‘Daily Mail’ ka raportuar se Dua nuk ka mundur të arrijë në ceremoni. Arsyeja kanë qenë disa probleme me makinën e saj. Në Los Angeles, Californi, këngëtares i është prishur goma e makinës dhe është detyruar të tërhiqet në anën tjetër të rrugës.

Dua Lipën e ka mërzitur shumë ngjarja e ndodhur, për shkak të së cilës nuk ka mundur të marrë çmimin e merituar në MTV.