Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 17:05

Feston sot ditëlindjen, Butrinti prezanton për herë të parë të atin

Butrint Imeri që në fillimet e karrierës së tij, ka ditur si të fitojë zemrën e publikut. Këngëtari është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu dhe në rrjete sociale ku vazhdimisht poston foto të ndryshme.

Butrinti është shumë i lidhur me familjen e tij dhe pavarsisht nga axhenda e zënë e një artisti, ai gjithmonë e gjen kohën për të kaluar me to.

Së fundmi, ai ka ndarë një foto në Instastory me të atin e tij. Babai i Butrintit ka ditëlindjen dhe mbush 51 vjeç”.  “Gëzuar ditëlindjen bab, 51-vjeç”, ka shkruar këngëtari në foton me një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.