Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 17:05

Pak para se të bëhen prindër për herë të katërt, Ermali dhe Ariana largohen nga vendi

Edhe pak ka mbetur që Ermal dhe Ariana Fejzullahu të bëhen prindër për herë të katërt. Ato janë tashmë prindër të Artit, Bunës dhe Erës dhe së shpejti një vajzë tjetër do të shtohet në mesin e tyre.

Para disa ditësh Ariana organizoi një ‘Baby shower’ për beben e ardhshme dhe organizimi ishte përrallor. Së fundmi familja ka udhëtuar drejt Greqisë ku dhe kanë nisur pushimet.

Ariana ka ndarë një foto në llogarinë e Instagramit, ku shihet e lumtur  në shoqërinë e të shoqit, Ermalit.

Dyshja  po shijojnë ditët e fundit të pritjes së ëmbël.