Këngëtarja Vesa Luma është mjaft e pëlqyer nga publiku. Ajo është goxha aktive dhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto nga jeta e përditshme ose nga ndonjë rast i veçantë.

Së fundmi, Vesa ka ndarë një foto të së shkuarës në Instastory ku tregon konkretisht pamjen e saj në vitin 1989 kur ajo ishte veçse fëmijë. "Mini Vesa" në foto është 3 vjeçe me flokë bjonde dhe me baluke. Një buzëqeshje e madhe i shndrit të gjithë fytyrën.

Nga fotoja e postuar mund të dallojmë se Liani, djali i Vesës, i ka ngjarë shumë asaj.







