Pas ndarjes së Norës nga Roberti, vëmendjen tani po e merr kushërira e këngëtares, modelja Besa Istrefi, nga jeta private e të cilës ka të reja.

Prej kohësh përflitej se Besa Istrefi është në një lidhje me reperin Blleki, por modelja e cila njihet për pozat e saj të bujshme, nuk e pranonte.

Megjithatë me foton e fundit Besa duket se e ka konfirmuar këtë lidhje, duke u shfaqur krah reperit teksa shijojnë perëndimin.

Foton më pas Besa e ka fshirë nga Instagrami pasi siç duket është penduar.








