E mbani mend Lisën e "Apartamentit 2XL" që na shkrinte të gjithëve së qeshuri me batutat e saj? Kanë kaluar 7 vite që nga hera e fundit kur e pamë Lisën në këtë spektakël humori.

Aktorja shumë e talentuar prej vitesh jeton në Itali dhe u shkëput nga aktivitetet artistike këtu.

Mirëpo së fundmi Lisa është rikthyer dhe lajmin e ka bërë të ditur Gent Zenelaj i cili ka postuar një foto krah aktores dhe regjisorit Altin Ago.

"Lisa është kthyer", shkruan Genti duke na treguar kështu edhe si duket aktorja pas kaq shumë vitesh.






