Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 15:03

E mbani mend Lisën e 'Apartamentit 2XL'? Ja si duket sot pas 7 vitesh

E mbani mend Lisën e "Apartamentit 2XL" që na shkrinte të gjithëve së qeshuri me batutat e saj? Kanë kaluar 7 vite që nga hera e fundit kur e pamë Lisën në këtë spektakël humori. 

Aktorja shumë e talentuar prej vitesh jeton në Itali dhe u shkëput nga aktivitetet artistike këtu. 

Mirëpo së fundmi Lisa është rikthyer dhe lajmin e ka bërë të ditur Gent Zenelaj i cili ka postuar një foto krah aktores dhe regjisorit Altin Ago.

"Lisa është kthyer", shkruan Genti duke na treguar kështu edhe si duket aktorja pas kaq shumë vitesh.