Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 12:12

Përvjetori i martesës: Andrra i bën dedikimin më të veçantë Sinanit

Çifti shumë i dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha festojnë sot katër vjetorin e martesës së tyre. 

Në këtë ditë të veçantë e para që ka bërë një dedikim ka qenë Andrra e cila me të arritur mesnata ka postuar disa foto nga dasma e tyre, shoqëruar me një mesazh për Sinanin.

"Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri", shkruan Andrra.

Tani presim me padurim surprizën që do i bëjë Sinani bashkëshortes.