Lori Hoxha ka padyshim një trup për t'u pasur zili dhe për këtë arsye shpesh është akuzuar për operacione plastike apo fotoshop. Megjithatë, duke qenë se merr shpesh pyetje nga vajzat në lidhje me peshën, celulitin apo produktet kozmetike që përdor, Lori ka vendosur t'u përgjigjet në Instagram.

Fashionista ka zbuluar se është 49.7 kilogram dhe për t'u dobësuar ka përdorur dietën Atkins.

"Dieta Atkins ka funksionuar tek unë. I eliminon karbohidratet dhe sheqerin tërësisht dhe ushqehesh me proteina dhe yndyrna. Pi shumë ujë", shkruan Lori.

Një tjetër fanse e ka pyetur Lorin për celulitin dhe ajo iu përgjigj: "Kam celulit dhe tani po përpiqem të kem një mënyrë jetese më të shëndetshme. Kam ndaluar së ngrëni ushqime të shpejta dhe pi më shumë ujë, shpresoj për më të mirën".










