Nga Shqipëria / E Martë 27 Gusht 2019, 09:09

Kur s'ke ku t'i çosh lekët: Boksieri i famshëm paguan 920 euro për një biftek

Boksieri britanik Ricky Hatton ndodhet me pushime në Mykonos të Greqisë ku pasi ka konsumuar darkën në një restorant ka paguar një faturë gati 2 mijë euro.

Faturën Ricky e ka publikuar në Instagram ku tregon se vetëm bifteku kushtonte 920 euro. 

"U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh", shkruan Ricky në foton e postuar në Instagram ku shfaqen çmimet e ushqimeve që ai ka ngrënë, bifteku 920 euro dhe totali marramendës. 

Ricky ndodhet në Mykonos me bashkëshorten dhe fëmijët.