Nga Shqipëria / E Hënë 26 Gusht 2019, 23:11

Shtëpia e ëndrrave, dalin pamjet nga apartamenti luksoz i Evi Reçit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi, këtë sezon ka qenë prezente në ekran pasi ka prezantuar emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ në Vizion Plus. Evi ka qenë shumë aktive në media dhe në rrjetet sociale ku është komentuar në media.

Së fundmi, këngëtarja ka dhënë një intervistë për ‘My Living’ ku është pyetur nga Arjon Muça për jetën e saj private dhe profesionale. Xhirimet e intervistës janë bërë në shtëpinë e Evit pamjet e së cilës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Siç shihet, Evi ka një shtëpi mjaft moderne të areduar me shumë kujdes ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës dhe pikturat e shumta në mure. Siç ka treguar ajo për arkitekturën e shtëpisë është kujdesur babai i saj.

“Këndet i ka zgjedhur ai. Këndet i ka modifikuar, por ka dashur gjithmonë atë shijen e fshatit brenda shtëpisë së qytetit,” – tregon ajo.