Ditën e djeshme, burime për ‘Xing.al’ bën të ditur se aktori i njohur i humorit Julian Deda do të jetë pjesë e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”. Juli publikoi një sërë fotosh nga Tropoja dhe ditën e sotme zbuloi edhe ndryshimin drastik që bëri në pamjen e tij.

Ermali publikoi pak më parë një foto me aktorin e njohur dhe pranë saj shkroi: "I lumtur që Jul Deda do jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo... herën tjeter...".

Ndërkohë pak më parë, edhe Juli ka postuar një foto me pamjen e re ku ka folur për pjesëmarrjen e tij në filmin e shumëpërfolur.

“Ja kështu nis ky sezon i ri artistik. Një film si “I love Tropoja”, një spektakël i ri me një format të ri në Tv Klan dhe shumë shpejt diçka personale nga unë vetëm për ju në çdo cep ku flitet shqip. P.S. Këtë të fundit do ua tregoj më vonë.”, ka shkruar aktori i njohur.









