Pak kohë më parë, moderatori i njohur Kelvi Kadilli pranoi largimin e tij nga Top Channel dhe emisionin “Pop Culture” dhe lajmëroi se ai dhe Arjola Shehu do të prezantojnë këtë sezon të ri emisionin "Ditë e re" në Ora News.

Ndërkohë siç duket edhe pas largimit të Kelvit emisioni “Pop Culture” në Top Channel do të vazhdojë dhe këtë vit do të prezantohet nga Dojna Mema dhe tre prezantuese të reja. Dojna ka publikuar pak më parë insertin e emisionit ku shihet se pranë saj do të jenë tre vajza të tjera, Kilda Hysenbegasi, Anxhela Baxhijka dhe Kejli.

“Rikthehemi në 14 shtator me një Pop Culture komplet ndryshe. Sepse gocat bëjnë gjithçka më mirë.”, ka shkruar Dojna pranë videos.
View this post on Instagram








