Nga Shqipëria / E Hënë 26 Gusht 2019, 20:08

E mbani mend serialin turk 'Yll deti?' Nuk do ta besoni si duken sot Deniz dhe Mert

Me siguri të gjithë e mbani mend serialin "Yll Deti" që u transmetua në TV Klan në vitin 2013. "Yll Deti" kishte në qendër të historisë, Denizin, një vajzë e re me ëndrra që shkon në Ankara për studime, por i duhet të përshtatet me një ambient të ri mes miqsh të cilët janë fëmijë të disa të pasurve.

Ky serial përfundoi shumë shpejt, por personazhet kryesor Denizin dhe Mertin me siguri nuk i keni harruar. 

Aktorja që luante rolin e Denizit, Gynesh Emir sot është 34 vjeç. Ajo vazhdon karrierën në aktrim dhe hera e fundit kur e pamë ishte në serialin "Fate të kryqëzuara". 

Edhe kolegu i saj i cili luante rolin e Mertit. Koraj Erkok vazhdon karrierën si aktor dhe ka luajtur në disa seriale e filma.

Nga jeta personale e dy aktorëve nuk ka të reja megjithatë pamja e tyre ka ndryshuar shumë e tnai gati nuk njihen. Ndryshimin e vini re në fotot e mëposhtme./Xing.al