Reperi i njohur Fero ka qenë ditët e fundit shumë i komentuar në media për jetën e tij private dhe atë profesionale. Ai u largua pas dy vitesh nga labeli “On Records” dhe tashmë do të jetë një artist i pavarur.

Po ashtu në media është përfolur gjatë dhe për marrëdhënien e tij me modelen Arbenita. Disa ditë më parë Fero e hoqi nga Instagrami modelen e njohur dhe menjëherë nisën aludimet se dyshja ishte ndarë.

Ai pas ndarjes kërkoi rikthimin me Arbenitën dhe nisi sërish ta ndiqte atë në Instagram. Pas këtyre veprimeve, ditën e sotme ka reaguar edhe vetë Arbenita. Ajo pas një kohe të gjatë ka publikuar ditën e sotme dy foto ku shihet së bashku me reperin duke treguar kështu se janë pajtuar.










