Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe reper Big Basta siç dihet janë prindër të një djali që e quajnë Lian. Ndonëse Lian është në një moshë shumë të vogël, që tani është bërë shumë i njohur për publikun dhe me videot e ndryshme që Vesa publikon në Instastory ka fituar zemrat e të gjithëve.

Siç duket, ashtu si prindërit e tij edhe Lian është shumë i dhënë pas muzikës. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video ku shihet duke kënduar një duet me djalin, dhe mënyra se si ai këndon i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.

“E kam Bradley Cooper-in tim këtu”, ka shkruar Vesa pranë videos ku Lian dhe ajo këndojnë së bashku këngën e njohur “Shallow” të kënduar nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper, në mënyrën më të ëmbël.








