Nga Shqipëria / E Hënë 26 Gusht 2019, 17:05

'Ju zbuloj çelësin e lumturisë sime', Eliona jep mesazhin më të bukur që do lexoni sot

Aktorja e "Duplex", Eliona Pitarka pas disa fotove të postuara në Instagram, ku shfaqej e lumtur teksa mblidhte guraleca gjatë pushimeve të saj, ka marrë një mesazh që e ka frymëzuar të japë një mesazh shumë të bukur.

"Ku e gjen këtë frymëzim dhe a je vërtet e lumtur si në foto?", e pyesin Elionën.

"Pashe kete mesazhin ketu e doja te shkruaja disa rreshta.Me besoni kurre po kurre nuk do shtirem sikur po jetoj nje jete tjeter ne realitet e nje tjeter ketu ne instagram! Eshte e demshme, eshte sfilitese dhe shume e gabuar! Fatkeqesisht njoh persona qe mundohen te tregohen si njerez pa komplekse, te lumtur e te kenaqur me jeten e tyre neper postime kur realisht kane probleme me vetebesimin, nuk jane te lumtur e te plotesuar!

Eshte shume here me mire te flasesh per problemet e tua,per pasigurite, komplekset e cdo gje tjeter. Çelesi i lumturise time eshte shijimi i cdo gjeje te vogel e ne dukje te parendesishme! Une shijoj jeten, shendetin, familjen time, personin e zemres.

Nese keto qe jane thelbesore jane ne rregull, nuk ka asnje gje ne bote qe me prish humorin e terezine, nuk ka asnje gje ne bote qe me tundon ose ben te mendoj perse nuk e kam edhe une kete ose perse nuk e kam ate, perse ai/ajo paska kaq shume para e ben jete luksi e une jo!

Koha ka treguar qe ato nuk te sjellin lumturine, te pakten mua jo! Ndonjeherë ne jete nuk i vleresojme gjerat qe kemi apo qe jane perreth nesh. Kompleksohemi, kerkojme lumturine ne gjera materiale, e kerkojme tek nje pale pushime te shtrenjta, tek nje veshje mijera euro!

E cfare ka me te bukur sesa te eksplorosh nje plazh te boshatisur duke ecur neper pyll e me njeren dore mban termusin me pije e ushqime e doren tjeter te mberthyer fort pas njeriut tend te zemres? E cfare ka me te bukur sesa atje te jeni vetem ju e te shijoni njeri tjetrin? Kete kam qene duke bere une ate dite ne kete foto! (Nuk e tregoj plazhin se dua te mbetet i imi) Dhe sic thote ai mesazhi qe me ka ardhur, reflekton lumturia e paqja ime! Ja pra prandaj jam realisht e lumtur e shijoj cdo te mire qe me ka dhene zoti e jeta! Falenderuese dhe e bekuar", është përgjigj Eliona e cila është përgëzuar shumë nga fansat për këtë mesazh.