Nga Shqipëria / E Hënë 26 Gusht 2019, 17:05

SHBLSH në 'I love Tropoja'? Ermal Mamaqi flet për rikthimin e grupit pas 12 vitesh

Edhe pse kanë kaluar 12 vite, "The SHBLSH", mbahen mend si një ndër grupet e humorit më të famshme në Shqipëri që na kanë dhuruar të qeshura pafund me skeçet e tyre në Portokalli. 

Pak ditë më parë u përfol se grupi do ribashkohet dhe Juli e Genti do jenë pjesë e filmit të ri të Ermalit, me titull "I love Tropoja".

Producenti i këtij filmi, Ermal Mamaqi ka konfirmuar sot se Juli do jetë pjesë e "I love Tropoja" ndërsa Gentin mesa duket do e shohim herën tjetër.

"I lumtur që Jul Deda do jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo... herën tjeter...", shkruan Ermali krah fotos me Julin i cili për këtë film ka bërë një ndryshim në pamje duke u bërë bjond.