Nga Shqipëria / E Hënë 26 Gusht 2019, 11:11

E mendojmë fushë me lule por nuk është kështu, Gashi rrëfen anët negative të famës

Reperi Gashi është shumë aktiv në rrjetet sociale. Po ashtu dhe karriera e tij është gjithmonë e në rritje. Mirëpo, siç ka rrëfyer së fundmi reperi, fama nuk është gjithçka dhe ka dhe anë negative të saja.

Në një postim të publikuar në Instastoryn e tij ai ka treguar vështirësitë që vijnë nga të qenurit i famshëm.

"Nuk kam fjetur në pesë ditë. Është çmenduri si punoj kaq fort. Gjithmonë kam pyetur veten si mund të ankohen artistët "Ato jetojnë jetën", por mu desh të bëhesha i famshem për të kuptuar që gjithçka që synoj nuk është as e vërtetë. Mezi po pres të publikoj këto dy albume dhe të kaloj më shumë kohë me familjen time. Më ka marrë malli për kohët kur nuk shqetësohesha se njerëzit do të më njihnin kur të dilja për të ngrënë. Jam shumë mirënjohës por duhet të gjej qetësinë time mendore, nuk dua ta humbas balancën. Prindërit e mi më thanë që janë krenarë për mua kur ndaluan te hoteli , une qava sepse nuk munda të festoja me to." -shkruan reperi duke treguar se jeta e një të famshmi nuk është aspak e lehtë.