Që prej disa kohësh qarkullonte lajmi për ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ama vetëm dje Roberti e deklaroi diçka të tillë publikisht, përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit.

Fansat e tyre janë shfaqur të mërzitur nga ky lajm por sërish nuk kanë nguruar t'iu urojnë më të mirën të dyve. Përveç komenteve nga fansat, në postimin e Robertit kanë komentuar po ashtu një pjesë e VIP-ave të showbizit.

Mes tyre përmendim komentin e këngëtares së njohur, Bleona Qereti. Bleona iu ka uruar fat dhe po ashtu ka bërë të ditur që e ndjen dhimbjen e tyre, por beson që të dy do e kalojnë.
“Fat të mirë për të dy. Nga të gjithë njerëzit unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar ajo.








