Nga Shqipëria / E Hënë 26 Gusht 2019, 09:09

Muajve mungesë iu erdhi fundi: Flori rikthehet me një mesazh që nuk duhet humbur

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, kishte muaj që ishte distancuar nga jeta publike. Në rrjetet sociale postimi i tij i fundit mbante datën 8 prill. Së fundmi u tha se Flori ndodhej në Norvegji ku po merrej me një çështje të rëndësishme private.

Vetëm para disa orësh, Flori është rikthyer. Ai ka postuar një video në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shpreh fillimisht mirënjohjen për të gjitha mesazhet e shkruajtura gjatë kohës që ai mungonte, për urimet nga të njohur e të panjohur.

Flori po ashtu është shprehur se është kthyer jo vetëm fizikisht por po ashtu ka vendosur të kthehet me projekte të reja muzikore, sado që më parë kishte vendosur të largohej nga muzika. Motivimin për t'u rikthyer ai e ka marrë nga njerëzit që i kanë treguar sa shumë e duan dhe e vlerësojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on