Këngëtari i njohur shqiptar sidomos prej hitit të pesë viteve më parë "Ajo po qan", Lyric Master, emri i vërtet i të cilit është Lavdim Brajshori, është fejuar.

"Prive.al" ka mësuar se pak ditë më parë në një ceremoni private, 28-vjeçari është fejuar me personin e zemrës, një vajzë nga Prishtina e quajtur Fjolla.

Çifti ka preferuar ta mbajnë sekret dhe nuk kanë postuar foto në rrjete sociale, por më poshtë keni momente nga fejesa.







