Nga Shqipëria / E Diel 25 Gusht 2019, 17:05

'Duket sikur do ju çahet ndonjë gjë', këngëtarja shqiptare bën për një lek VIP-et

Këngëtares shqiptare, Fani duket se i ka ardhur në majë të hundës me pozën që marrin disa vajza për të bërë foto me rrobabanjo. Fani ka postuar një status në Instagram që ka tërhequr shumë vëmendjen ku ajo shkruan se poza të tilla i bëjnë vajzat të duken sikur do thyhen.

Fani shkruan se e kupton që vajzat duan të tregojnë sa më bukur trupin, por sipas saj kjo nuk është mënyra e duhur.

"Ore e kuptoj që kini qejf me nxjerr b...n ne plazh, fundja t'gjithe e bejme se s'ka ndonje shkence. Por nje gje nuk kuptoj, pse shtremberoheni. Duket sikur nga momenti ne moment do thyheni ose do ju çahet ndonje gje", shkruan Fani.