Nga Shqipëria / E Diel 25 Gusht 2019, 17:05

Faqja e njohur angleze e bën serb artistin shqiptar

Faqja e njohur dhe që numëron miliona ndjekës nga e mbarë bota, Brightside e ka ngatërruar origjinën e artistit shqiptar të grimit, Arbër Bytyqi. 

Brightside i ka kushtuar një artikull Arbrit duke komentuar ndryshimin që ai i bën vajzave në ditën e martesës.

Mirëpo "Prive" ka vënë re se ata kanë bërë një gabim duke e bërë serb artistin shqiptar.

“Artisti serb që tregon se grimi mund ta transformojë një nuse”, mban titullin artikulli.

Arbri është shumë i njohur mes VIP-ave si Luana Vjollca, Nora Istrefi, Dafina Zeqiri etj.