Nga Shqipëria / E Diel 25 Gusht 2019, 12:12

Në muajin e 6-të të shtatzënisë, Florian Garo zbulon gjininë e fëmijës

Moderatorja e njohur, Floriana Garo, në muajin qershor dha lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo është tashmë nënë e një vajze dhe vetëm një vit pas lindjes së vogëlushes është sërish shtatzënë.

Floriana është treguar mjaft e rezervuar dhe fotot me barkun e rrumbullakosur kanë qenë të pakta. Moderatorja e njohur është 6 muajshe shtatzënë dhe ditën e  sotme ka vendosur të zbulojë për të gjithë ndjekësit e saj gjininë e fëmijës që pret.

Floriana ka publikuar një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur dhe në përshkrim të fotos ka treguar se po pret një djalë.  “Në pritje të një djali. 6 muajshe shtatzënë”, ka shkruar moderatorja në foton që mori vëmendjen e të gjithëve.