Nga Shqipëria / E Diel 25 Gusht 2019, 12:12

Në xhirimet e 'I love Tropoja', Arjola Demiri i lë të gjithë gojë hapur me pamjen

Prej kohësh tashmë po vazhdojnë xhirimet e filmit më të ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” që pritet që shumë shpejt të dal në të gjitha kinematë. Ermali ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar foto dhe video nga prapaskenat e xhirimeve ku dhe ka zbuluar një pjesë të kastit të aktorëve pjesëmarrës.

Siç u bë e ditur, aktorja protagoniste është Arjola Demiri e cila së fundmi së bashku me Ermalin dhe kastin ndodhet në Tropojë ku dhe po xhirojnë skenat e filmit. Arjola ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram dhe ka mahnitur ndjekësit me pamjen e saj.

Bukuroshja shqiptare ka pozuar nga sheshxhirimi duke zbuluar edhe look-un që do të këtë në filmin “I love Tropoja”. Pamja e saj ka tërhequr vëmendjen e  të gjithëve dhe është komentuar gjatë nga fansat.