Nga Shqipëria / E Diel 25 Gusht 2019, 12:12

E kishte mbajtur të fshehtë, zbulohet lidhja e velinës së 'Stopit' me bosin nga Londra

Velina e emisionit investigativ "Stop", Oni Shkjau u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në emisionin e famshëm. Ajo si fillim ka kërcyer në krah të Alesia Bamit dhe pas largimit të Alesias, Oni vazhdoi punën e saj në Tv Klan.

Ndryshe nga kolegia e saj, Oni ka zgjedhur që të jetë më e rezervuar dhe jetën private ta mbaj larg vëmendjes mediatike. Por së fundmi është zbuluar se bukuroshja shqiptare është e lidhur me një djalë që quhet Eri.

I dashuri i 19-vjeçares jeton prej vitesh në Londër dhe sipas ‘Panorama Plus’ është pronari i dy “Shisha Longue” në Londër. Mendohet se shkak i njohjes me njëri-tjetrin ka qenë Aulona, vajza tjetër e “Stopit”. Aulona ka qenë mblesi i kësaj lidhje. Mësohet gjithashtu se të dyja velinat kanë shumë miqësi me njëra-tjetrën.