Nga Shqipëria / E Diel 25 Gusht 2019, 00:12

Dua Lipa e lë Anwarin, ja me kë po i kalon pushimet

Para dy ditësh këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, festoi ditëlindjen. Ajo e kaloi ditën nën shoqërinë e njerëzve më të rëndësishëm, ku i dashuri i saj Anwar Hadid, nuk kishte si të mungonte.

Së fundmi, Dua ka ndarë në profilin e saj të Instagramit, foto nga pushimet. Ndryshe nga ç'mund të mendojmë, ajo nuk është e shoqëruar nga i dashuri i saj por nga dy shoqe të saja.

Të tre vajzat janë veshur me rrobabanje dhe shfaqen të lumtura në praninë e njëra-tjetrës. Dua ka veshur rrobabanje të bardha dhe në sy bien format tërheqëse trupore.