Reperja e njohur Rina është kthyer në një ndër emrat më të komentuar nëpër media. Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto që tërheqin goxha vëmendje.

Reperja njihet për një stil të veçantë. Ajo i ka kthyer flokët nga të zeza në të kuqe, në portokalli dhe prapë në të kuqe të cilat i ka mbajtur për një kohë. Vetëm së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Rina ka vënë në pah eksperimentimin më të ri me flokët e saj.

Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve nga të kuq në ngjyrë lejla dhe blu dhe po me këto ngjyra ka realizuar dhe make upin. Ndonëse ky ndryshim nuk pritej, ajo sërish duket bukur.









