Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 23:11

Për pushime së bashku, Arbana dhe Xhemi në vendin e tyre të preferuar

Moderatoret e njohura dhe shumë të dashura për publikun, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, njihen dhe për miqësinë e ngushtë që kanë prej vitesh me njëra-tjetrën.

Së fundmi, të dyja kanë bërë të ditur se ka nisur sezoni i pushimeve së bashku. Ato kanë zgjedhur si vend Hollandën. Arbana është shprehur përmes një postimi se ky vend ka qenë në listën e tyre për një kohë të gjatë.  “Ky vend ka qenë në listën tonë për kaq shumë kohë”, ka shkruar moderatorja.

Moderatoret kanë ndarë disa momente të këtij udhëtimi me ndjekësit e tyre. Fillimisht, Arbana ka postuar në Instastory pamje nga Girthoorn, Hollandë. "Një vend pa zhurma, pa makina, vetëm me shtëpi të vogla dhe varka", -ka shkruar ajo. Po ashtu ka ndarë një video teksa ndodhet në varkë me Xhemin.

Nga ana tjetër, Xhemi, ka ndarë një foto në profilin e saj të instagramit ku shfaqet me dy gota vere, ndërkohë që pret Arbanën të afrohet me varkë. "Kur të vjen shoqja me varkë",- ka shkruar moderatorja në përshkrimin e fotos.

Si Arbana ashtu dhe Xhemi po kalojnë një kohë shumë të bukur në shoqërinë e njëra-tjetrës, larg gjithçkaje.