Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë. Ajo prej vitesh është martuar me reperin Big D me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Kaimana.

Kaimana ka ardhur në jetë vetëm disa muaj më parë, por kjo se ka penguar Lindën që të sjellë projekte të reja muzikore në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, Linda ka zbuluar se po mendon të konkurojë te "Kënga Magjike" sërish. Kujtojmë se para 9 vitesh, këngëtarja u prezantua në festival me Nora Istrefin dhe Big D, ama treshja u përjashtua si rezultat i vonesës 30 minuta në prova. Po ashtu u dënuan me gjashtë vite mos të drejtë pjesëmarrje në këtë festival. Linda i ka pyetur fansat e saj nëse mendojnë se duhet të jetë prezente te kënga magjike sivjet.

Më vonë, Linda ka publikuar rezultatin ku duket se shumica e fansave kanë votuar për po. Tani mbetet vetëm të presim.







