Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira, do të bëhen pas disa muajsh prindër për herë të parë. Shtatzënia ka qenë e planifikuar dhe çifti mezi po e pret ardhjen në jetë të fëmijës.

Së fundmi, "Tirana Post" ka publikuar një foto ku barku i rrumbullakosur i Irës dallohet më së miri. Së bashku me Gazin, ndodhet në Dhërmi duke drekuar. Ato po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar që prej disa ditësh.

Në foto Ira shfaqet e veshur me një fustan të gjerë të bardhë, e ulur pranë Gazit i cili po buzëqesh. Mamaja e ardhshme ka marrë fiks pamjen e një gruaje shtatzënë.





