Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 20:08

U tha se është zënë me Noizyn, reagon S4MM

Në media është folur për prishjen e marrëdhënieve mes S4MM dhe Noizyt. Shkas për këtë u bë deklarata që bëri S4MM pas publikimit të albumit të fundit. Ai u shpreh se nuk kishte marrë përkrahje nga kolegët e tij ashtu siç kishte pritur.

Mirëpo, reperi S4MM iu ka dhënë fund zërave për prishjen e marrëdhënieve me Noizyn, teksa ditën e sotme ka publikuar një foto në Instastory me këtë të fundit.

Ato shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe siç tregon dhe fotoja, asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre dhe vazhdojnë të jenë miq.