Para disa ditësh u tha se ish-konkurrentja e "Hell's kitchen" Ani Alku, do të jetë një ndër vajzat që do të shoqërojë Renato Mekollin në sezonin e dytë të emisionit.

Ditën e sotme, ka qenë vetë Renato ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në profilin e tij të Instagramit. Ai ka njoftuar se Ani, rikthehet në kuzhinën e ferrit, si krahu i tij i djathtë dhe si një profesionte që u rrit akoma dhe më shumë pasi u shfaq në atë sfidën e parë.

“A e mbani mend Anin,së cilës ja nxiva jetën, me të bërtitura, në Hell’s Kitchen? Epo ja pra si vijnë punët , sot Anin po jua prezantoj si një nga ndihmëset e mia në “Hell’s Kitchen Albania 2”. Kot nuk thonë, pas çdo të “keqe” vjen një e mirë. Ani do të jetë përsëri në kuzhinën e ferrit, këtë herë si krahu im i djathtë, si një profesioniste që u rrit edhe më shumë pasi u shfaq në atë sfidën e parë.”, ka shkruar Renato. Kujtojmë se audicionet për këtë sezon të dytë kanë filluar dhe emisioni po pritet me shumë emocion.






