Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 19:07

Nuk do ta njihni: Kemali bën ndryshimin drastik në pamje

Aktori i njohur turk Burak Ozçivit është shumë i njohur për publikun shqiptar, sidomos nga seriali "Kara sevda", ku luante rolin e 'Kemalit'. Seriali shënoi një shikueshmëri të lartë dhe aktori është një ndër të preferuarit e publikut.

Në prill të këtij viti ai dhe e shoqja, Fahriye Evcen, u bënë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Kananit. Aktori i njohur, i cili aktualisht nuk është i angazhuar në ndonjë film, së fundmi ka bërë një ndryshim në look-un e tij.

Po të kujtojmë Burakun në rolin e tij si Kemali, do të na vijë para sysh me flokët e shkurtra, ndërsa tani aktori i ka rritur goxha flokët e tij, aq sa i arrijnë deri te shpatullat. Herë pas here ai ka postuar foto që tregonin se kishte vendosur t'i rriste flokët, por vetëm në foton e postuar ditën e sotme vihet re sa shumë i janë rritur.

Gjithsesi, pavarsisht ndryshimit të bërë aktori vazhdon të mbetet po aq simpatik sa në kohën kur u shfaq si "Kemali" dhe bëri për vete zemrat e publikut.