Çifti i njohur i showbizit, Mozzik dhe Loredana, vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Hana. Menjëherë pas lindjes ato publikuan foto të saj dhe që nga ai moment kanë postuar shpesh foto e video me të.

Si Loredana ashtu dhe Mozziku janë shumë të lidhur me vogëlushen dhe ajo është kthyer në personin më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Vetëm së fundmi, Loredana, me anë të një postimi në Instastory, ka treguar se në krah ka bërë një tatuazh për të bijën. Ajo ka shkruar emrin e vogëlushes me shkronja kapitale "HANA". Kujtojmë që këngëtarja është shumë e dhënë pas tatuazheve dhe deri tani numëron disa të tillë në pjesë të ndryshme të trupit. Duke qenë se Hana është prioriteti i saj në jetë, një tatuazh i tillë nuk kishte si të mungonte.








