Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 18:06

'Pse je me të e jo me mu?', Ylli Limani na i thyen zemrat sërish me këngën e re

Këngëtari Ylli Limani është kthyer një ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Sa herë që ai jep lajmërimin për ndonjë këngë të re, fansat tregohen të paduruar duke numëruar ditët që kënga të publikohet.

Është thënë dhe më parë që këngët e Yllit kanë shumë nota prekëse dhe siç ka rrëfyer së fundmi këngëtari, deri diku ato pasqyrojnë telashet e tij me dashurinë.

Para disa ditësh këngëtari lajmëroi për këngën më të re 'Pse je me to' dhe ditën e sotme kjo këngë është publikuar në Youtube. Pothuajse si çdo këngë tjetër e tij, ku mund të përmendim 'Nuk po kalojka', 'Harrom', 'A don hala' etj, edhe kjo këngë ka një tekst shumë prekës në lidhje me dashurinë.

'Pse je me to e jo me mu, kur unë të du shum ma shum; po mdhem që nuk je njetën tem; se shpirti po mdhem e se ki problem që zemrën po ma them", -janë disa nga vargjet e këngës që është publikuar vetëm një orë më parë. Teksti i kësaj këngë, si çdo tekst tjetër përveç "Nuk po kalojka", është shkruar nga vetë Ylli dhe nuk dihet sa nga jeta e tij personale është trajtuar në këtë këngë.