Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 17:05

Si e ëma dhe e bija: Miriami ndan foton më të bukur të pushimeve me Amelinë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Ato janë tashmë prindër të Amelisë dhe pas disa muajsh do të bëhen prindër për herë të dytë.

Së fundmi, çifti është me pushime në jug të Shqipërisë dhe postimet kanë filluar. Miriami dhe Albani janë shumë të lidhur pas vajzës së tyre të parë, të cilës i kanë dedikuar dhe këngë. Herë-herë ato postojnë foto të Amelisë e cila sa vjen dhe zbukurohet.

Këtë të shtunë, Miriami ka ndarë një foto në Instagram me  dashurine e saj, siç shkruan në përshkrimin e fotos, Amelinë. Këngëtarja  dhe vajza e saj kanë pozuar së bashku dhe fotoja në fjalë është pëlqyer dhe komentuar shumë. Si e ëma dhë e bija janë veshur me të bardhë dhe po vështrojnë njëra-tjetrën. Në sy bie dhe pamja e bukur nga vendi ku po pushojnë.