Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Gusht 2019, 14:02

U tha se do bëhet pjesë e 'Babastars', reagon Fero

Pak ditë më parë me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej me menaxherin e "On Records", Met Elshanin, reperi Fero deklaroi largimin nga ky label.

Menjëherë pas largimit nga "On Records", u përfol se Fero do bëhet pjesë e Babastars pasi reperi ka raporte shumë të mira me Getoarin.

Megjithatë ditën e sotme Fero ka reaguar duke postuar në Instagram një foto të kanalit të tij të sapo hapur në Youtube, duke i bërë thirrje fansave që ta ndjekin. Me këtë veprim reperi tregon se tani e tutje do vazhdojë si artist i pavarur dhe jo si pjesë e ndonjë labeli.

Nëse Fero do bashkohej me Babastars, këngët e tij do të publikoheshin në kanalin zyrtar në Youtube të Babastarsave.